08:35 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Milwaukee Bucks fiton finalen e parë në Lindje

Milwaukee Bucks ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të Konferencës së Lindjes.

Ata mposhtën Toronto Raptors me rezultat 108 -100 edhe pse ishin në disavantazh prej 11 pikësh në çerekun e parë, shkruan Indeksonline.

Kaëhi Leonard me 31 pikë dhe dy asistime dhe Kyle Lowry me 30 pikë e dy asistime ishin më të mirët në parket, por pikët e tyre nuk i mjaftuan Torontos të realizoj fitore.

Te Bucks më i miri në parket ishte Brook Lopez me 29 pikë e dy asistime. /IndeksOnline/