19:23 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri i Infrastrukturës Abrashi premton rifillimin e shpejtë të punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në takim Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin ka biseduar për projektet të cilat do të realizohen në Komunën e Podujevës.

Nënkryetari Rudari tha se në fokus të bisedës me ministrin Abrashi ishte rifillimi i punimeve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë. “Për këtë projekt nga ministri Abrashi mora zotimet se do të trajtohet me prioritet”, tha nënkryetari Rudari.

Ministri Abrashi tha se ka ardhur sot në Podujevë bashkë me ekipin e tij nga Ministria e Infrastrukturës për t’i koordinuar veprimet e përbashkëta me qëllim të rifillimit sa më të shpejtë të punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Ndërsa, për rrugën Herticë te Xehrorja tha se ky projekt bazuar në rëndësinë që ka për këto zona do të zhvillohet me dinamikë dhe do të realizohet sipas afateve.

Nënkryetari Rudari bashkë me ministrin Abrashi, zv/ministrin Arton Retkoceri dhe deputetët llapjanë, Fidan Rekaliu e Visar Hoti, përcollën nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë – Xeherore në gjatësi prej 3.2 km.

“Ndërtimi i kësaj rruge është i rëndësisë së veçantë, sepse bën lidhjen e një pjese të Llapit me Gollakun dhe ndihmon biznese dhe fermerë, të cilët po investojnë në këto fshatra”, tha nënkryetari Rudari.