16:03 / E Martë, 19 Tetor 2021 / B O

Ministri Krasniqi diskuton me ministrin izraelit, e fton në Kosovë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zhvilloi një takim virtual me Ministrin e Bashkëpunimit Regjional, Esawi Frej.

Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave tjera me interes të përbashkët.
Ministri Krasniqi, gjatë këtij takimi e njoftoi Ministrin Frej për potencialin të cilin e ofron Kosova, në veçanti në nivelin lokal.

Poashtu, Ministri Krasniqi e ftoi Ministrin Frej, në një vizitë në Republikën e Kosovës për të diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në anën tjetër, Ministri Frej, theksoi përkrahjen e tij të plotë për çdo iniciativë dhe bashkëpunim në mes të dy vendeve, me theks të veçantë binjakzimi i komunave të dy shteteve.

Gjithashtu, Ministri Frej, ftoi Ministrin Krasniqi, në një vizitë zyrtare në Izrael gjatё javёve nё vijim me qëllim të diskutimit për arritjen e një marrveshje e cila parasheh bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.