10:28 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministri Zemaj: Na duhet progres, ata që janë lodhur nga dinamika e punës të japin përgjegjësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar QKUK-në së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti.

Zemaj ka thënë se këta 3 muaj na kanë treguar qartë se cili është organizimi shëndetësor në Republikën e Kosovës, cilat janë sfidat.

“Ky menaxhim i përbashkët kundër në luften kundër pandemisë, por edhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës ka treguar se duhet të avancojmë në këtë drejtim. Ne na duhet progres, ata që janë të lodhur dhe nuk munden me përcjell dinamikën e punës duhet të jenë përgjegjës dhe të kryejnë punën me etike dhe moral ashti siç u takon. Këtë dinamizëm do ta rrisim me llogaridhënie me performancë në interes të shëndetit publik, jo vetëm në aspektin e luftimit të pandemisë, tashti jemi në një fazë që na është dhënë mundësia të marrim frymë më lirshëm, jeni të përgjegjshëm por këtë llogaridhënie do ta ngritni në gjithë nivelin”, ka thënë Zemaj, transmeton IndeksOnline.

“Ky është interes i të gjithëve, ta shfrytëzojmë këtë rast që bashkërisht të eliminojmë defektet. Në ngritjen e synimeve tona, ne kemi avancu në plane konkrete, tash do të kemi një dinamikë tjetër”, ka theksuar ai.

Zemaj më tej ka kërkuar që të jenë të gjithë të përgjegjshëm t’i ndajmë përgjegjësitë të tregojmë më të mirën e mundshme në të gjitha nivelet, që i ka republika e Kosovës./IndeksOnline/