19:46 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mjekët në Ferizaj kujdesen për të infektuarit me COVID19 në shtëpi, 127 vizita deri tani

Vetëm gjatë 10 ditëshit të parë të gushtit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me shërbimet e saja shëndetësore për të infektuarit me COVID-19 ka kryer 127 vizita shtëpiake nga ekipet lëvizëse shëndetësore tek familjet e personat e prekur me COVID-19.

Ndërsa, kryejtën 43 vizita në tendë, 281 qytetarë të infektuar dhe të afërm janë kontaktuar përmes qendrës së thirrjeve për t’i marr udhëzimet profesionale shëndetësore, 164 shërbime radiologjike e 54 analiza laboratorike u kryen gjithashtu

Ky bilanc paraqet një punë të jashtëzakonshme të punonjësve shëndetësor në menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19 në Ferizaj./IndeksOnline/