12:46 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Mjekja shqiptare jep alarmin për fëmijët me Covid: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares!

Rastet e fëmijëve të infektuar me koronavirusin, sa vijnë e po shtohen në këtë fund të muajit shkurt.

Por përveç kësaj, ka edhe raste të riinfektimit të të miturve, të cilët edhe pse mund ta kalojnë lehtësisht situatën, rrezikojnë t’ia ngjesin virusin familjarëve të tyre në shtëpi.

Doktoresha e shkencave mjekësore në Shqipëri, Lida Shosha, ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Në një postim në Facebook, mjekja ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft antitrupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirusin.

Ndërkohë, sipas shefes së Shërbimit të Përgjithshëm të Pediatrisë, Numila Kuneshka, që nga nisja e pandemisë, rreth 2.000 fëmijë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa 1 foshnjë 14 muajshe ka humbur jetën.

Postimi i plotë i Lida Shoshës:

Fëmijët po infektohen në masë.

Kujdes!!!

Fëmijët infektohen dhe transmetojnë Covidin. Mbroni jetën e fëmijëve tuaj.

Ndonëse mund të kenë antikorpe (antitrupa) të bollshme, pasi mund ta kenë kaluar pa u ndjerë, mund te riinfektohen përsëri.

Merreni në konsideratë Covidin veç gripit stinor.

Bëjuni tampon fëmijëve.

Në të njëjtën ditë, serologjia 178.4 numër shumë i lartë antikorpesh, që normalisht duhet të mbronin nga një riinfektim) të fëmijës.

Tampon, në të njëjtën ditë, konfirmon klinikën e riinfektimit nga Covidi, me temperaturë të lartë, kollë, lodhje të fëmijës dhe alterim të ndjeshëm të PCR-së, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.