08:39 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Modric hedh dyshime mbi Milanin

Gjatë ditës së djeshme u përfol se Luka Modric është në kontakte me Milanin, pasi agjenti i tij është takuar me drejtuesit e skuadrës italiane.

Por rruga e transferimit të tij në ‘San Siro’ është shumë e vështirë, shkruan Indeksonline.

Kroati merr një pagë prej 10 milionë euro te Real Madrid, shumë kjo që nuk mund të përmbushet nga Milani.

Gjithashtu Milani nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një pengesë e madhe për të.

Shkurtimisht, Modric nuk është i bindur për opsionin e Milanit, megjithatë Boban është duke u përpjekur të mbajë një derë të hapur. /IndeksOnline/