22:50 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Momenti kur Messi i qetëson lojtarët në fushë pas golit të shënuar nga Lyon

Nëse Cristiano Ronaldo i preu biletën e çerekfinaleve të Championsit bardhezinjve të Juvnetusit me tre golëshin e tij, 24 orë më pas Lionel Messi i përgjigjet sfidës së përjetshme me portugezin me një dygolësh në distancë dhe nje asist ndaj Lyon-it.

Mesa duket mund të kalojnë kufij mund të ndryshojnë arenat por beteja dhe rivaliteti mes dy fenomenve në botën e futbollit do të vijojë të mbetet gjithnjë e luftuar.

Në një moment të ndeshjës Barcelona rrezikoi kualifikimin pasiqë në minutën e 58′ të ndeshjës Lucas Tousart i Lyon-it shënoi për 2-1.

Lyon i nevojitej vetëm 1 gol për t’u kualifikuar dhe lojtarët ishin të stresuar paska, por kapiteni Messi shihet gjersa mundohet t’i qetësojë ata.

Disa minuta më vonë, Messi shënon 1 gol dhe realizon 2 asiste, për rezultatin final 5-1. /IndeksOnline/