16:28 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Momenti më i vështirë i Sarrit si trajner i Chelseas

Maurizio Sarri largohet nga Chelsea pas një viti për të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A.

Tekniku italian gjatë një sezoni në Premierligë përfundoi në vendin e tretë pas Cityt dhe Liverpoolit, shkruan Indeksonline.

Ai fitoi Europa League, pasi në finale mposhti Arsenalin, duke marrë kupën e parë si trajner në futbollin profesional.

Ajo që do të mbahet mend te Chelsea është finalja e Carabao Cup kundër Manchester Cityt.

Portieri 24 vjeçar, Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të zëvendësohet edhe pse gjyqtari i katërt kishte dhënë sinjalin që në vend të tij do të futuet Cabareo.

Ky ishte një moment i sikletshëm i trajnerit, duke parë që nuk i ka gjërat në kontroll brenda skuadrës. /IndeksOnline/