07:05 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Moti sot – kthjellët dhe me diell

Në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të dominohet nga fusha me presion më të rritur, që ditën e sotme do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit në vise të ulëta me kushte edhe për mjegull.

Mirëpo nga Mesdheu jugor po kalon një sistem ciklonik, ku ditën e shtunë do të sjell vransira, e vende-vende priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

Në aspektin termik të premten gjatë ditës temperaturat maksimale do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të pësojnë rënie të lehtë.

Nga dita e diel mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, të cilat javën e ardhshme do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, e prej ditës së martë depërtimi i masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të rrisë temperaturat edhe mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit do të sillet përreth vlerave mesatare, vetëm në mbrëmje vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

3.04.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull, që më pas do të shpërndahet. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta -4C deri 14C, e në vise malore -4C deri 6C. Erë e lehtë nga juglindja dhe lindja 1-6m/s. Indeksi UV: 5.