13:44 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Mourinho, interesohet për sulmuesin e Real Madridit

Jose Mourinho është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar të Real Madridit, Luka Joviq.

Sipas “Daily Star”-it, portugezi është duke kërkuar të gjejë një zëvendësues për sulmuesin e lënduar të Tottenhamit, Harry Kane.

Mourinho ka bërë kontakt me madrilenët për 22-vjeçarin, pasi që ai duket njeriu i duhur për momentin për sulm.

Joviqi, ka shënuar vetëm një herë në 18 paraqitje për Real Madridin pas transferimit të tij nga Eintracht Frankfurti. /IndeksOnline/