Munishi kujton kohën kur ishte te Ballkani: Aty ka pasur njerëz që s’ja kanë dashur të mirën klubit!
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi është i ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal10.
Ai foli rreth skuadrave kosovare, në veçanti për Ballkanin, shkruan Indeksonline
Munishi i cili ishte pjesë e klubit nga Suhareka thotë se në atë kohë ka pasur njerëz që s’ja kanë dashur të mirën klubit.
“Te Ballkani kemi ndërtuar një skuadër fantastike, më vjen keq sesi është katandisur në Kosovë. Në futboll nuk ka vend për hajna e dallavergji, te Ballkani ka pasur individë që nuk ja kanë dashur të mirën klubit”, u shpreh Munishi.
/Indeksonline/

