Munishi thotë shkurt: Jam i kënaqur me futbollistët edhe pse kishim rënie në fund të ndeshjes!
Tashmë ka përfunduar takim ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Djelmoshat e Munishit përmes “hat -Trickut” të shënuar nga Mirlind Daku arritën që ta mposhtin skuadrën e Feronikelit me rezultat final në 3:2, shkruan IndeksOnline
Ballkani e kishte një rënjë në pjesën e dytë të takimit, ku këtë gjë e pranon edhe trajneri i suharekasëve, Ismet Munishi në një pronocim pas ndeshjes.
“Ekipi pati një rënie te lojës, pasi neve na është dashur të luajmë 90 minuta me përgjegjës, por kjo është e paarritshme. Përndryshe jam i kënaqur me lojën edhe angazhimin e futbollisteve”, tha Munishi.