14:55 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / S Z

Musliu -Shoshi pyet Kurtin për Statutin e Asociacionit: Duhet të jesh serioz, aleatët kërkojnë propozim, jo vizion

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi në seancën e kuvendit të Kosovës, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se si duket Statuti i Asociacionit.

“Z. kryeministër a ka filluar puna për Statutin e Asociacionit, a ke formuar ekip që do të merret me këtë çështje dhe ku jemi si Republikë në këtë pikë. Kryeministër të pyeta konkret, nuk kërkova një histori nga ju me intereson të dijë se si do të duket statuti i Asociacionit në bazë të asaj si ju e shihni ju si kryeministër. Ne si opozitë të kemi përkrahë në këtë pikë. Gjithmonë duke e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa kompetenca ekzekutive. Na trego si do të duket statuti i Asociacionit në bazë të detyrës dhe përgjegjësitë ligjore që keni ju”, tha Shoshi-Musliu./

E kryeministri Kurti i tha Shoshi-Musliut se ai ka prezantuar një Draf Vizion dy faqe, i cili tregon se si do të duket ai.

“Kam prezantuar draft vizionit. Si duhet ai Draft- vizion më së miri e shpjegon teksti dy faqesh i atij Draft vizioni,  posa të lexohet teksti kuptohet si do të duket. Unë jam inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare.  Si duket unë e kam dhënë vizionin. Ai është dy faqe, të gjithë mund ta lexojnë”, tha Kurti.

Por Musliu- Shoshi nuk ishte e kënaqur nga përgjigjja e kryeministrit Kurti, të cilit i tha se aleatët kërkojnë propozim e jo vizion..

“Z. Kurti aleatët kërkojnë propozim e jo vizion. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, kemi obligime ligjore ndërkombëtare, duhet t’i respektojmë. Të lutem të jesh serioz dhe ti trajtosh çështjet me prioritet dhe rëndësi të veçantë,  gjithmonë duke mbrojtur interesin e shtetit”, tha ajo.

Musliu Shoshi pati dhe një pyetje rreth strategjisë të qeverisë, me anë të seciles do ti detyrojnë serbet e veriut që ti paguajnë shërbimet komunale të cilat i marrin.

“Bazuar në informatat e  mos pagesave ndaj shërbimeve të energjisë elektrike për serbet e veriut të cilët nuk paguajnë asnjë cent as për ujin që konsumojnë dhe kjo ka bërë që t’i kenë borxh mbi 17 milion euro. Cila është strategjia që i detyroni serbet e veriut t’i paguajnë shërbimet publike”, tha Shoshi.

Ndërsa kryeministri Kurti i tha Shoshit se po punojnë me udhëheqjen e  re në komunat në veri, për të zgjeruar zonën e  shërbimit.

“Strategjia, zgjedhjet e prillit kanë dhënë udhëheqjen e  re në katër komuna, do të punoj ngushtë me këta udhëheqës dhe komunitetin atje, për të zgjeruar zonën e shërbimit”, tha kryeministri Kurti.