22:30 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Mustafa lavdëron Hotin: Ai po dëshmon se ka guxim të luftojë krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë disa fjalë lavdëruese për kryeministrin Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Mustafa tha se Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për një njeri të pastër si Hoti.

“Miq të nderuar

Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM”, tha ai.

Ndryshe, Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar./IndeksOnline/