14:01 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

“Myzhde” për Interin, Youngu shërohet nga Covidi

Mbrojtësi i Interit, Ashley Young, është shëruar plotësisht nga koronavirusi, sipas mediave italiane.

Anglezi që rezultoi pozitiv me 11 tetor, besohet që tashmë është rikuperuar plotësisht, transmeton Indeksonline.

Por, Youngu s’do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Genoas. Sipas “Corriere dello Sport”-it, ai do të jetë gati për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit.

Tek Interi, të infektuar ende janë: Gagliardini, Rdau, Skrinari dhe Hakimi. Të gjithë kanë bërë testet sot dhe po i presin rezultatet./Indeksonline/