17:24 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

NASA bën njoftimin e rëndësishëm për misionin e radhës në Hënë

NASA ka zbuluar detaje interesante të reja në lidhje me misionin e tyre të ardhshëm të planifikuar për në Hënë.

Agjencia hapësinore ka përshkruar një projekt të ri të guximshëm për një ulje në hënë shumë shpejt në vitet e ardhme.

Data më e mundshme do të jetë në vitin 2024. Kjo është mbi gjysmë shekulli pasi Eugene Cernan shkeli në hënë me Apollo 17 dhe u kthye me ekuipazhin e tij në Tokë.

Detaji më befasues është gjatësia e plotë e misionit. Astronautët pritet të shpenzojnë gati dy javë në sipërfaqen e Hënës.

Shkencëtarët e NASA-s John Connolly dhe Niki Werkheiser gjithashtu thanë në një konferencë se ekuipazhi Artemis do të marrë një rover me vete në Hënë. 

Astronautët e ekuipazhit Artemis do të kenë nevojë për disa mjete të nevojshme përmes të cilave mund të gjejnë edhe akullin e ujin në hënë i cili do të merret më pas për t’u studiuar.

“Ne do të kemi një program shkencor shumë të fortë që nga fillimi,” tha Connolly.

Një mision i dytë dhe madje edhe më ambicioz i Artemis, është ky i planifikuar pas disa vitesh i cili bën të qartë se janë marrë plotësisht masat që në misionin e radhës astronautët të qëndrojnë plot 2 javë në të.