21:34 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / LB

Ndërron jetë aktori i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë aktori i njohur, Syl Kuqi.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare në Facebook e Tatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët përmes një postimi u shprehën ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.

Kuqi, ishte aktor rezident në Teatrit Kombëtar për dekada me radhës, ndërsa karriera e tij përfshinte edhe filma artistik.

Më poshtë postimi i plotë i TKK-së:

25 dhjetor 2021

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit.Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës