21:16 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë edhe një polic nga Istogu

Gjatë ditës së sotshme ka ndërruar jetë edhe një polici tjetër nga Istogu.

Bëhet fjalë për Misin Salihaj nga Kërrnina e Istogut, raporton Indeksonline.

Salihaj ndërroi jetë pasi po vuante nga një sëmundje e rëndë. Në fund të vitit të kaluar, vdiq edhe polici, Halil Metaj.

Ndërsa brenda më shumë se një viti nga shkaqe të ndryshme kanë ndërruar jetë katër polic në Istog: Izet Demaj, Skënder Gorqaj, Halil Metaj e tani Misin Salihaj./Indeksonline/