10:27 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjcar

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico”

Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit, aty ku ishte i shtrirë prej disa ditësh.

Zlatko është babai i yllit të futbollit kroat, Niko Kranjçar.

Zlatko Kranjçar ka qenë legjendë e Dinamo Zagrebit si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe në Austri te Rapidi i Vjenës.

Si trajner, ai ka drejtuar Përfaqësuesen kroate nga viti 2004 deri në vitin 2006.

Shumë skuadra nga shtete të ndryshme i ka menaxhuar Kranjçar si trajner.

Së fundi menaxhoi skuadrën iraniane Sepahan, para se të merrte edhe drejtimin e Përfaqësueses së Iranit./Indeksonline/