17:38 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndodh edhe kjo në Amerikë/ Arrestohet gazetari i CNN derisa po raportonte “live”

Ngjarja e para tri ditëve, ku u vra një afro amerikan nga policët në Minneapolis, ka tronditur gjithë botën e ka shkaktuar valë të madhe të protestave të dhunshme, transmeton IndeksOnline.

Që nga 27 maji e deri më sot,qytetarë të shumtë, të frustruar nga pas vdekjes së afro-amerikanit.

Gazetari Omar Himenez, po vazhdonte raportimin me pranga në duar derisa policët po e dërgonin drejt stacionit policor, raporton Reuters.

“Pse po më arrestoni, zotëri”, ishte pyetja që ju bëri policëve gazetari i CNN, por ata vazhduan me heshtje duke e kryer punën e tyre dhe atë derisa gjithçka po transmetohej live.

Ndryshe guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare.