75 Mall Live Search
23:50 / E Premte, 14 Gusht 2026 / MSH1

Në orët e hershme të mëngjesit, një person ia vuri flakën një lokali në Prishtinë

Një person dyshohet se i ka vënë flakën një lokali në Prishtinë, ndërsa momenti është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet një person që afrohet pranë lokalit me një skuter, hedh benzinë në hyrjen e lokalit, ndërsa pak çaste më vonë shpërthen zjarri.

Derisa flakët përhapen me shpejtësi, kamera ka kapur edhe momentin kur personi largohet nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihet ende motivi i këtij veprimi, teksa pronari i lokalit ka bërë me dije se për rastin janë të informuar edhe organet e rendit.

Më poshtë pamje: