13:47 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Në Qeverinë e re, çfarë do të ndodhë me ministrat e pakicave? Flet ministrja Rexhepi

Prishja e koalicionit Vetëvendosje-LDK, pritet që ta bëj vendin shpejt më një Qeveri të re.

Albin Kurti pritet të shfrytëzojë afatin kushtetues për formimin e qeverisë. Por, bazuar në situatën aktuale politike, Kurti do ta ketë pothuajse të pamundur krijimin e Qeverisë së re, dhe mundësia pritet të kalojë tek LDK, parti e cila ka më shumë gjasa për krijimin e Qeverisë së re.

Por, ende nuk dihet se cili do të jetë fati i ministrave të komuniteteve në rast se do të formohet qeveria e re.

Indeksonline e ka kontaktuar Ministren e Adiministrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Ministrja e cila vije nga komuniteti boshnjak ka thënë se është e gatshme të punojë me të gjithë në Kosovë.

“Kam besim të plotë tek Albin Kurti. Do të pres se si do të menaxhohet kjo situatë nga ai. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë politike në Kosovë, edhe si deputete, edhe si përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, dhe nuk do ta kem problem as në të ardhmen. Unë jam pro krijimit të institucioneve të reja sepse është situata e tillë pas pandemisë së koronavirusit. Për qytetarët është jetike që kriza politike të kalohet shpejt dhe shteti të funksionojë në tërësi” ka thënë Rexhepi për Indeksonline.