75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 11 Gusht 2026 / AR

Në superformë në moshën 57-vjeçare, JLo “djeg” rrjetin me bikini

Jennifer Lopez shfaqi format e saj mahnitëse në një seri fotosh të reja të publikuara të hënën.

Lopez, 57 vjeçe, solli në vëmendje glamurin e Hollywood-it të dikurshëm, duke pozuar me një bikini retro në dy pjesë, në fotot e publikuara në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ylli, e cila festoi ditëlindjen e saj në korrik, tregoi barkun e tonifikuar teksa kishte veshur një kostum banjoje në ngjyrë të bardhë të zbehtë, këpucë me taka me pika dhe një shami dantelle në kokë, ndërsa pozonte përpara një rafti me rroba.

Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli të rrumbullakëta dhe një çantë të bardhë në formë katrore.

“Sezoni i Luanit vazhdon”, shkroi Lopez në përshkrimin e postimit./Indeksonline/