75 Mall Live Search
23:39 / E Premte, 14 Gusht 2026 / F.R

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet mbi 20 tonë

Për të shtunën, 15 gusht 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e masave, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.

Kufizimet e përkohshme janë paraparë për periudhat me temperatura të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore./IndeksOnline/