17:06 / E Mërkurë, 09 Janar 2019

Izolohet rasti i parë i gripit A në Kosovë për këtë sezon

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 1 tetori 2018 deri më 9 janar 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 17.119 raste të dyshimta në   grip, 2.9148 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 16 raste të rënda respiratore akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.

Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës. Prizrenit dhe Podujevës nga muaji tetor ka pasur rritje të lehtë përgjatë muajve pasues nëntor dhe dhjetor por nuk kalon pragun epidemik.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK deri më 9 janar  2019 janë testuar gjithsej 76 mostra të dyshimta në grip.

Sot më datë 09.01.2019 nga laboratori i IKSHPK-Qendra Kombëtare e Gripit është konfirmuar një rast pozitiv në Influencën A.

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

Mos i humb

Të fundit