75 Mall Live Search
16:10 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / AR

Nga trupi perfekt te barku i rrumbullakosur, Xhuli habit me krahasimin “2025 vs 2026”

Juliana Nura ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në InstaStory, ku ka krahasuar dy momente të rëndësishme të jetës së saj.

Në foton e parë, të shënuar me vitin 2025, ajo shfaqet me bikini pranë pishinës, ndërsa në foton e dytë, të shënuar me 2026, shfaqet shtatzënë, duke reflektuar ndryshimin e madh që ka sjellë ky kapitull i ri në jetën e saj, shkruan Indeksonline.

Me mbishkrimin e thjeshtë “2025 vs 2026”, Juliana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit transformimin e saj, duke treguar se nga një verë e kaluar pranë pishinës ka kaluar në pritjen e ëmbël të fëmijës.

Postimi është pritur me komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë uruar modelen për këtë fazë të re dhe të rëndësishme të jetës së saj./Indeksonline/