11:19 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Ngritet aktakuzë ndaj një të mituri, therri me thikë një person në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M.

Aktakuza është ngritur pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkave, nga të cilat goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par 5 lidhur me par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), transmeton Indeksonline.

I mituri Q.M. me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 07 .01.2019, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/