17:53 / E Diele, 14 Prill 2019

Ngritja e peshave shton jetëgjatësinë

Njerëzit e moshuar që ngrenë pesha në palestër do të jetojnë më gjatë, nëse ju besoni hulumtimeve të reja shkencore.

Megjithatë të moshuarit duhet të tregojnë kujdes, nuk duhet të ngrenë pesha shpejt dhe duhet t’i shmangin ato të rëndat.

Shkencëtarët brazilianë kanë analizuar fuqinë e muskujve të 4,000 njerëzve të moshës 40 deri 85 vjeç gjatë gjashtë vjetëve para se të vinin në këtë përfundim.

Secili pjesëmarrës u vlerësua për sa herë mund të ngrinte pesha, të cilat gradualisht rëndoheshin dhe në pozicione të ndryshme.

Ekspertët në Klinikën e Mjekësisë Ushtarake në Rio de Janeiro thanë se këto lëvizje të zakonshme që përdoren në jetën e përditshme, si për marrjen e çantave të blerjeve, ndihmojnë shumë.

Rezultatet e tyre, të paraqitura në një konferencë të kardiologjisë, treguan se ata që kishin aftësi të ngrisnin jetonin më gjatë.