75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2026 / G T

Niclas Fullkrug rikthehet te Gjermania, Jurgen Klopp pritet ta përfshijë në listën e nëntorit!

Sulmuesi gjerman Niclas Fullkrug pritet të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë për ndeshjet e muajit nëntor.

Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky“, Fullkrug do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga Jurgen Klopp, pas paraqitjeve mbresëlënëse në fillim të sezonit me fanellën e Werder Bremenit, shkruan Indeksonline

Sulmuesi ka realizuar nëntë gola në tetë ndeshje të Bundesligës, duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe duke e bërë rikthimin e tij në përfaqësuese gjithnjë e më të merituar.

Në muajin nëntor, Gjermania do të luajë dy ndeshje, ndaj Serbisë dhe Holandës./Indeksonline/