11:03 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të propozojë mandatarin për kryeministër

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryesia e sotme e LDK-së sot pritet të propozojë emrin për kryeministër, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit./Indeksonline/