08:25 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

NISMA e pakënaqur me numrin e madh të zv/ministrave të emëruar në Qeverinë Hoti

Nisma Socialdemokrate është shprehur e pakënaqur me numrin e zëvendësministrave të emëruar deri tash në Qeverinë Hoti.

“Indeksonline”, merr vesh se numri i zv/ministrave të emëruar ka nxitur pakënaqësi tek Nisma.

Sipas burimeve, Nisma po e konsideron si shkelje të parimeve të marrëveshjes pasi ishte thënë se nëpër ministri nuk do të emrohen më shumë se dy zv-ministra.

Këtë pakënaqësi mësohet se ia kanë shprehur edhe kryeministrit Hoti.

Ndryshe, vetëm në dy ditët e fundit janë emëruar mbi 40 ministra.

Por, ditëve në vijim priten emërime tjera në këto poste për çka ishte kritikuar shumë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.