75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / OSH

Një nga rrugët e frekuentuara të Prishtinës do të jetë e mbyllur për tre ditë

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, nga data 05.08.2026 deri më 10.08.2026, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Segmenti i mbyllur: Nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”.

Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor./Indeksonline/