08:40 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Një nga vendet e fundit në tokë, që ka mbetur pa u prekur nga koronavirusi

Masa e saj tokësore është e ngjashme me madhësinë e Meksikës dhe vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes janë pesë herë më të larta se mesatarja kanadeze-megjithatë është një nga vendet e fundit në tokë që ka mbetur pa u prekur nga virusi COVID-19.

Është pikërisht Nunavut, territori i gjerë i veriut të largët të Kanadasë. Shmangia nga ky virus që ka rrethuar pjesën më të madhe të globit është veçanërishtë e rëndësishme në këtë rajon.

Tuberkulozi është akoma një kërcënim i madh për shëndetin ne të gjithë Nunavut-in, ku sistemi mjekësor është i kufizuar dhe ku më shumë se 10 persona jetojnë në një çati, transmeton Indeksonline.

Kësisoj shumica e popullsisë janë shpërndarë nëpër fshatra të vogla në një zonë masive.

‘Ne e dimë se ky virus mund të ketë një efekt të vërtetë të makthit në komunitetin tonë, kështu ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi. U desh të merrnim hapa të shpejtë për shkak të mënyrës së jetesës së komuniteteve këtu”, tha kryetari i bashkisë së Nunavut.

Të dhënat në Kanada kanë treguar se janë raportuar mbi 4 mijë raste të prekur nga COVID-19 dhe 39 viktima.

Virusi u shfaq në secilën nga 10 provincat, përveç Nunavut-it.

“Mendoj se fakti që kemi më pak pika hyrëse se kudo tjetër në botë, është një nga arsyet pse është vendi i fundit”, tha kryeministri i Nunavut, Joe Savikataaq.

Por pavarësisht kësaj ai porositi qytetarët që të mbajnë distancën e nevojshme dhe të jenë të përgjegjshëm për efektin e injorimit të këtij virusi.

“Sa të fillojë të përhapet nga personi në person, kjo do të shfaq sfidën tonë më të madhe”, shtoi ai.

Ky vend ka një popullsi prej 39 mijë personave, duke përfshirë 8 mijë njerëz vetëm në Iqaluit.

Për të mbrojtur rajonin, qeveria ka zbatuar kufizime të rrepta për ushtarët nga vendet e tjera.

Kjo është unike në Kanada, pasi pavarësisht deklaratave të hapura për urgjencë, kanadezët ën pjesën tjetër të vendit janë akoma të lirë të udhëtojnë përtej kufijve krahinorë dhe territorial.

Që nga e mërkura në Nunavut lejohen të hyjnë vetëm punëtorët shëndetësorë apo këta të urgjencave të tjera./Indeksonline/