75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Arrestohet një person për vrasjen në Drenas, polaicia jep detaje

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Fushticë të Drenasit, raporton IndeksOnline.

Policia njofton se është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/.