75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 05 Nëntor 2026 / MSH1

Një shtetas i Shqipërisë vdes gjatë trajtimit mjekësor, nisin hetimet

Një mashkull, shtetas i Shqipërisë, ka ndërruar jetë derisa ishte në trajtim mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet mbi vdekjen e të ndjerit.