75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 10 Gusht 2026 / L A

Nuk e harron Barcelona Lewandowskin, e vendos atë në listën e legjendave

Robert Lewandowski padyshim pati një aventurë të mirë te Barcelona.

Polaku, erdhi në një kohë të vështirë për “Blaugranat” teksa me golat e tij i ndihmoi ata që të rimëkëmben pas situatës financiare që e kishte kapluar Barçën që nga viti 2021.

Për kontributin e tij katërvjeçar, Barça e vendosi atë në listën e legjendave të klubit në faqen e tyre zyrtare.

“Lewa”, iu kishte bashkuar Barcelonës në vitin 2022 nga Bayern Munichu dhe arriti të bënte 134 paraqitje dhe shënoi 83 gola, ku arriti të fitonte 3 La Liga, Kupën e Mbretit dhe 3 Superkupa./IndeksOnline/