14:36 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nuk hidhet në votim rezoluta e VV-së për dialogun

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës plenare të datës 18 shtator.

Gjatë kësaj seance nuk është hedhur në votim rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje e cila është nxjerrë pas raportimit të kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se janë në proces të harmonizimit të rezolutës dhe se në momentin që e harmonizojnë, do ta hedhin në votim.