Numërohen 16% e votave për deputetë, këta janë top 5 kandidatët më të votuar nëpër parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 16% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.
Të dhënat janë nga 402 vendvotime prej 2 mijë e 498 sa janë në total.
Nga Lëvizja Vetëvendosje më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në PDK me më së shumti vota janë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në listën e LDK më të votuarit janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Kurse, në AAK më të votuarit janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.


