18:23 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

OBSH do të asistojë trajnimin e mjekëve të Kosovës për trajtimin e të infektuarve me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se ka marrë zotimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për asistencën e kësaj organizate në trajnimin e stafit mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me koronavirus.

Zemaj thotë se përfaqësuesit e OBSH-së kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përveç koronavirusit edhe çështjet e tjera shëndetësore.

Këtë zotim dhe mbështetje, Zemaj thotë se e ka marrë gjatë takimit me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat njofton se ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.