22:57 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Pa Benzeman, Real Madridin ‘nuk e kishin ngrënë as qentë’

Sulmuesi francez Karim Benzema edhe njëherë tjetër ka qenë shpëtimtar i Real Madridit.

Ai realizoi në pjesën e dytë për të barazuar rezultatin kundër Leganes 1-1. Për vendësit shënoi Jonathan Silva në minutën e 45-të.

Benzema ka shënuar 17 gola këtë edicion në 32 paraqitje.

Pa këta gola Real Madridi do të ishte në vendin e 13-të në La Liga. Tani gjendet i 3-ti me 61 pikë. /Indeksonline/