11:59 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Paçarizi: Dorëheqja e mundshme e Konjufcës s’e rikthen besimin midis VV-së e LDK-së

Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka deklaruar se dorëheqja e mundshme e Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit, nuk e rikthen besimin midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai thotë se të dy partitë duhet të dëshmohen më kreative për gjetjen e zgjidhjeve, shkruan IndeksOnline.

Statusi i plotë i Paçarizit në Facebook:

KURBAN A IDE KREATIVE PER KOALICIONIN

Po pohohet e mohohet doreheqja e Glauk Konjufces nga pozita e kryetarit te Kuvendit te Kosoves. Ky akt do te mund te krijonte kushte per tejkalimin e perkohshem te krizes dhe do te digjte karten e LDK-se. Mirepo, besimin e humbur ndermjt dy partive nuk e rikthen. Glauku sigurisht qe me nje akt te tille do jepte shembull te sakrifices personale dhe do te behej hero. Mirepo, dy partite politike duhet te deshmohen me kreative per gjetjen e zgjidhjeve.
Glauk Konjufca per mua eshte nje nder njerezit me te respektuar, me te merituar dhe me te dijshem te skenes politike ne Kosove. Tekefundit lypjani atij nje zgjidhje kreative – besoj ua thote. Shiheni si burime te ideve e jo si kurban te mundshem (nga te dyja partite).