18:35 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Pagat e shërbyesve civilë do të rriten bashkë me buxhetin”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë një tubimi zgjedhor në Dardanë, ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik, krahas rritjes së buxhetit të shtetit.

Kreu i Ekzekutivit dhe i Aleancës, po ashtu, ka siguruar se nuk do të ketë problem me pagesat e veteranëve të luftës.

“Do ta rrisim buxhetin dhe do t’i rrisim pagat për shërbyesve civilë”, tha Haradinaj, gjatë tubimit zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Me këtë rast u prezantua programi i kandidatit për kryetar të Dardanës, Faton Jakupi, si dhe 29 kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal./ ekonomiaonline.com