18:00 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje/Koronavirusi vazhdon, në Podujevë qytetarët sot iu rikthyen piknikut

Edhe Kosova është një nga shtetet e prekura me pandeminë koronavirus, derisa numri i të infektuarve ka shkuar në 91.

Pavarësisht kësaj dhe thirrjeve nga institucionet gjegjëse, qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vëna.

Sot në shumë qytete, sërish vazhdoi dalja në piknik.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni qytetarët në parkun e njohur Te Pishat, në qytetin e Podujevës.

E pikërisht kjo komunë është tejet e goditur nga koronavirusi.

Ndërsa, viktima e parë ishte 82 vjeçari nga Dumnica e Podujevës./Indeksonline