Pamje nga aksidenti i rëndë në Malishevë, veturat bëhen “kërrsh”

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në Drenoc të Malishevës, ku po dyshohet për të vdekur. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për këtë aksident. Indeksonline do t’ju mbajë të informuar.