14:55 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje nga droni të rrugës atraktive për në Lugun e Butë, iniciatori kërkon që pjesë e projektit të jetë edhe rryma nën tokë

Po vazhdon ndërtimi i rrugës Vrellë-Lugu i Butë. ILEAA GR është kompania që po kryen punimet e kësaj rruge që bjëshkët e Istogut do t’i rikthejë në një zonë të çmueshme turistike.

Inicatori për ndërtimin e kësaj rruge, Gani Dreshaj ka thënë se është i kënaqur me punimet që po bëhen, por që ka edhe një kërkesë shtesë, për çka i është adresuar organeve përgjegjëse.

“Ka qenë ëndrra ime, e cila po bëhet realitet. Kam përcjellur vazhdimisht punimet që po bëhen dhe jam i kënaqur me kompaninë që po kryen këto punime. I jam falënderues edhe mbikqyrsit Sadri Jahaj që me seriozitet po përcjellë këtë projekt të rëndësishëm për Istogun. Kërkoj nga ministri Abrashi, por edhe nga KEDS-i që në këtë projekt të përfshihet edhe futja e rrymës nën tokë ngase do të ndihmonte në masë të madhe në zhvillimin e turizmit modern” ka thënë Gani Dreshaj./Indeksonline/

Për të parë videon, KLIKO KËTU?