11:59 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje nga pika Kufitare në Merdar

Në pikën kufitare në Merdar po hyjnë qytetarë  të shumtë dhe se në këtë pikë po vazhdojnë kontrollet e  qytetarëve,  të cilët duhet edhe t’u nënshtrohen testeve për të kuptuar nëse janë apo jo të infektuar me Covid-19.

IndeksOnline ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe raporton se numri i qytetarëve që duan të hyjnë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, po rritet dita ditës, pasi që  Qeveria e Kosovës ka vendosur për heqjen e ndalimit në kufirin tokësor.

Ndryshe këtos ditë është raportuar për pritje të gjata dhe po ashtu për tollovi të shkaktuara, në pikat kufitare në veçanti me Serbinë, për shkak që eksportuesit serbë nuk donin fillimisht të pajiseshin me dokumente të Republikës së Kosovës. /IndeksOnline/