09:07 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje: Zjarrfikësit e Suharekës, arrijnë të shpëtojnë qenin e ngecur në një pusetë

Zjarrfikësit janë ata që  shpesh herë u referohemi si heronj, meqë janë të parë që përballen me rrezikun e madh të përfshirjes nga zjarret, por jo vetëm.

Se ata janë heronj dhe janë aty ku duhet, duke dëshmuar për humanizmin e tyre dëshmohen edhe në një video të publikuar mbrëmë kur ata i ndihmojnë një qen të ngecur brenda një pusetë në Suharekë.

Zjarrfikësit e Njësisë së Suharekës pasi që kanë marrë lajmërimin rreth orës 23:00, kanë intervenuar, duke shpëtuar kështu qenin e ngecur.

Në video shihet se si një zjarrfikës hyn brenda pusetës ku po mbytej qeni./IndeksOnline/