13:51 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Parkoi veturën në rrugën “Ahmet Shala”, në Pejë, kur kthehet s’e gjen aty!

Më 13.11.2019 rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, më saktë Stacioni policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e kishte parkuar automjetin e tij VW Pheaton në parkim të objektit të tij në rrugën “Ahmet Shala” në Pejë, me ç’rast kur ishte kthyer s’e kishte gjetur automjetin në fjalë.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një pune intensive është arritur të gjendejt vetura në oborrin e spitalit rajonal në Pejë, ku ajo është sjell në Stacionin policor në Pejë për ekzaminime të mëtejshme.

Më 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohej, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M. i lindur me 1992 mashkull shqiptar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Indeksonline/