13:13 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas humbjes nga Liverpooli, portieri i Manchesterit shkatërron Lamborghinin e tij

Portieri i Manchester United , Sergio Romero ka shpëtuar i padëmtuar pasi përplasi makinën e tij në Carrington të hënën.

Guardiani numër dy i United u fotografua duke qëndruar pranë Lamborghinit të tij të aksidentuar, me vlerë 200.000 euro (170,000 £).

Aksidenti ndodhi në rrugën ‘Carrington Spur’, afër fushës stërvitore të Reds.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet e veturës së aksidentuar në gërmadha pranë rrugës, por me Romeron fatmirësisht shëndosh e mirë.

Ky aksident vjen vetëm një ditë pas humbjes së Manchester United kundër Liverpoolit. /IndeksOnline/